F.B.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi – Berisha, nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti, sot gjatë përurimit të fillimit të punëve në rrjetin e ujësjellësit në Fushë Kosovë.
“Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë. AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ndërkaq vet gazetarja Dalloshi – Berisha me rastin e publikimit të videos së momentit, ka thënë se, sipas saj, kjo është hera e dytë që sulmohet gjatë kryerjes së detyrës.