F.B.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka komentuar mos-dekretimin e Blerim Isufaj për kryeprokuror të shtetit, duke thënë se KPK e ka bërë punën e tij. Ai ka thënë se ka dështuar Zyra e Presidentes.
“Nuk mendoj se këshilli ka dështuar, por ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion të Komisionit të Venecias. Këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi. Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajt më shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin”, ka thënë Maloku.
Maloku ka thënë se Këshilli është përballe me sfida, por ka shënuar edhe rezultate për gjatë 12 muajve punë.
“Gjate këtij viti Këshilli Prokurorial ka marrë 190 vendime, që kanë shërbyer për realizimin e mandatit kushtetues të këshillit dhe sistemit prokuroria”, ka thënë ai në konferencën përmbyllëse për viti 2023.