F.B.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, njofton se do të shqyrtojë rekomandimin për pezullimin e partisë politike Lëvizja për Bashkim dhe Partisë Socialdemokrate, bëhet e ditur në njoftimin për media të këtij institucioni.
Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 13:30, ndërsa në rend dite përveç shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar të KQZ-së, në rend dite ka edhe rekomandimin për pezullimin e partisë politike Lëvizja për Bashkëveprim dhe atë për Partinë Socialdemokrate
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shlyerja e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike për periudhën 2014-2020 nga Regjistri i llogarive të arkëtueshme.