F.B.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka theksuar se është i trishtë lajmi për vdekjen tragjike të burrit dhe gruas në Bjeshkët e Junikut.
“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës. Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor. U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.