Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Osmani e uroi uroi Ipeshkvin imzot Dodë Gjergji si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.
“Dashuria, mirëkuptimi e përkrahja ndaj njëri-tjetrit qofshin parime udhërrëfyese në këtë kohë festash e çdo ditë tjetër”, u shpreh Osmani.