Pas një pauze prej më shumë se një muaji, Kategoria e Parë e basketbollit për femra do të rikthehet sot me takimet e javës së dhjetë të kampionatit.
Java do të hapet me kryendeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit, sfidë që do të zhvillohet në orën 17:00 në Vlorë.
Dy ekipe pretendente, të cilat u përballën të dielën edhe në finalen e Kupës, takim dramatik që nxori fitues Flamurtarin me rezultat minimal.
Dy ndeshjet e tjera të javës së dhjetë do të luhen nesër, teksa fillimisht në orën 12:00 do të zbresin në parketin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” Studenti dhe Barleti për derbin e vogël të kryeqytetit, ndërsa në orën 13:00 në Shkodër, Vllaznia vendëse do të përballet me Elbasanin.
Për shkak të numrit tek të skuadrave në kampionat, këtë javë radhën për të qëndruar pushim e ka Tirana.