Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, juristi Eroll Salihu thotë se FFK-ja po mundohet t’i mashtrojë delegatët pak para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, duke e keqinterpretuar një letër që e ka marrë nga FIFA.
FFK tha se FIFA i ka konfirmuar se Agim Ademi nuk ka procedurë disiplinore dhe nuk paraqet problem për të qenë kryetar i FFK-së.
“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundershtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave.
Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur.
Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Salihu.