Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka mbajtur një takim i nivelit të lartë të mbrojtjes me SHBA-në në Uashington.
“Në takimin, i cili ishte pozitiv dhe konstruktiv, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbim mendimesh për çështjet e sigurisë rajonale dhe globale si dhe për mbrojtjen dypalëshe, trajnimin ushtarak dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në deklaratë thuhet se takimi i radhës pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Turqi.
Çështjet kryesore të lidhura me mbrojtjen midis vendeve përfshijnë ofertën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga SHBA, anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën e Turqisë kundër terrorizmit.
Zyrtarët në të dy vendet kanë shprehur mundësinë që parlamenti turk dhe Kongresi i SHBA-së, së shpejti, pothuajse në të njëjtën kohë, të ndërmarrin hapa për çështjet e F-16 dhe Suedisë.