Meshar Selimaj avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda” tha se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani.
Në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se sipas informacioneve që ka Pelaj mund të jetë në Gjermani, shkruan Reporteri.net.
“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”– tha ai.Kujtojmë se ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tani në rastin e sulmit ndaj të moshuarës brenda qendrës “Orenda” në Pejë, në nëntor të vitit të kaluar.