F.B.
Shqipëria mbylli kampionatin kombëtar në shtëpinë që ka ngritur në Dolomite në Itali.
Me qindra skiatorë nga disa kontinente garuan për të qenë kampionët kuqezi.
Gara e sllalomit gjigand kampionatin shqiptar të skive në Kronplatz u zhvillua në pistën Lorenzi.
Denni Xhepa u ngjit në podium në Kupën Ballkanike, që organizohej nga Federata Shqiptare, ku para tij u vendos slloveni Klemen Kosi. Kampionë të Shqipërisë në slalom gjigand u shpall zvicerania Delphine Darbellay për femra dhe norvegjezi Johs Braathen Herland për meshkuj.