F.B.
Me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Bruksel.
Në kryeqytetin e Belgjikës, Kurti merrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit, njofton Kryeministria.