F.B.
Manchester City dhe Leipzig kanë fituar dhe kanë formalizuar kalimin në rrethin tjetër të Champions League, gjë që e kishin arritur edhe para ndeshjeve të sontme.
Në Beograd skuadra angleze ka fituar me rezultat 2-3 nga Crvena Zvezda.
Hamilton (19′), Bobb (62′) dhe Phillips (85′) kanë shënuar për ekipin e trajnerit Pep Guardiola.
Hwang (76′) dhe Katai (90+1′) kanë shënuar për skuadrën serbe.
Ndërsa në “Red Bull Arena Leipzig” skuadra gjermane ka fituar 2-1 kundër Young Boys.
Sesko (51′) dhe Forsberg (56′) kanë shënuar për Leipzig. Golin e vetëm për zviceranët e ka realizuar Colley (53′).
Pas të gjitha ndeshjeve, City kryeson tabelën e Grupit G me tetëmbëdhjetë pikë, në vendin e dytë gjendet Leipzig me dymbëdhjetë pikë, në vendin e tretë është Young Boys me katër pikë dhe në vendin e fundit gjendet Crvena Zvezda me vetëm një pikë.