F.B.
U mbajt promovimi i publikimit të radhës dhe ekspozitës “Përtej binares: nëpër spektrin e gjinisë” nga Instituti Sekhmet në bashkëpunim me Huntress dhe kolektivin Zinë.
Promovimi është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, kuruar nga Donjeta Murati dhe dizajni nga Elvira Thaçi.
E shtypur përmes Printerit Risongjarja u mbajt brenda hapësirës së punëtorisë së botimeve në Qendrën për Praktikë Narrative.
Këtë herë kolektivi Zina u përqendrua në spektrin gjinor, binarin gjinor dhe rëndësinë e gjuhës dhe se si ajo ndikon në vetë botëkuptimin tonë dhe marrëdhëniet që krijojmë me veten, ato ndërpersonale dhe institucionet.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 dhjetor 2023.