Ishte mëngjes herët dhe pjesa më e madhe e bazës ushtarake pakistaneze ishte në gjumë, kur kazerma u përplas nga një automjet i mbushur me eksploziv. Të paktën 23 persona raportohet të jenë vrarë dhe 27 të plagosur në sulmin vetëvrasës.
Sulmi ndodhi herët të martën në Dera Ismail Khan, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Afganistanin.
“Shumë u vranë ndërsa flinin dhe mbanin rroba civile, ne ende po përpiqemi të përcaktojmë se kush ishte personeli ushtarak”, tha një zyrtar për mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Megjithatë, saktësisht se çfarë ka ndodhur është e paqartë, derisa thuhet se krimi kishte për qëllim një komisariat.
Një grup i lidhur ngushtë me lëvizjen talebane të Pakistanit ka marrë përgjegjësinë.