E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

BQK diskuton me BQE anëtarësimin në skemën e pagesave SEPA

2 years MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,  Ahmet Ismaili së bashku me zëvendësguvernatorin, Dardan Fusha zhvilloi takim virtual me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Piero Cipollone, në vazhdimësi të takimit të fundit në selinë e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në Frankfurt.

Temë e këtij diskutimi, sipas njoftimit të BQK-së, ishte shqyrtimi i opsioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sistemit të pagesave, me theks të veçantë mënyrën e anëtarësimit të vendit tonë në skemën e pagesave SEPA dhe sistemin e pagesave të shpejta TIPS, projekt që mbështetet edhe nga BQE-ja si pjesë e Procesit të Berlinit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, është diskutuar edhe për rëndësinë që ka avancimi i infrastrukturës teknike dhe kornizës rregullative, për qasje në sistemin e pagesave të Bashkimit Evropian, ku BQK-ja ka bërë përgatitje dhe ka si objektiv strategjik anëtarësimin, me përfitime shumë të mëdha si për qytetarët, bizneset, mërgatën dhe gjithë ekonominë.

ADVERTISEMENT

“Pjesë e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet BQK-së dhe BQE-së në fushën e menaxhimit të rezervave, mbikëqyrjes së bankave sistemike, si dhe çështje që lidhen me ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave brenda mandatit të BQE-së dhe BQK-së”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve me propozime konkrete dhe bashkëpunimit në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të dy institucioneve.

Kontributi i Cipollones mbetet i rëndësishëm, si një mbështes i këtij procesi, i cili para se të emërohej në këtë pozicion ekzekutiv në BQE ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Italisë, duke zëvendësuar kështu Fabio Panetta, i cili tashmë është Guvernator i Bankës së Italisë (Banca d’Italia).

TË NGJASHME

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP-së paguhen nën minimum

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP-së paguhen nën minimum

2025-09-08
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

2025-05-18
Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

2025-05-09
Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

2025-04-16
Next Post
Hoti: Asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023

Hoti: Asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL