F.B.
Ikona e futbollit kosovar dhe trajneri Skënder Shengyli është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai ndër tjera foli edhe për situatën e ekipit të Lirisë së Prizrenit, e cila aktualisht është e fundit në renditjen tabelare.
Ai tha se situata është e mjerueshme tek ekipi prizrenas.
“Situatë e zymtë. Ekipi që ka qenë në Ligën e Parë ka qenë më kualitativ se ai që e filloi Superligën. Përzgjedhja e lojtarëve ka qenë katastrofale. Situata është e mjerueshme te Liria”, tha Shengyli.