Gazetarët e akredituar pran Qeverisë së Kosovës të mërkurën e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kjo për shkak që siç kanë thënë ata, vonesave të zakonshme të ministrave të Qeverisë.
Edhe përkundër që zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka ftuar gazetarët të kthehen më konferencë, megjithatë të gjithë gazetarët nuk kanë pranuar të kthehen, me arsyetimin se shumica e gazetarëve tashmë veçse kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.
Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë ishte paraparë që ministri Hekuran Murati të mbajë një konferencë për gazetarë e cila është bojkotuar.