F.B.
Nënkampion i Evropës për U-21 është shpallur taekwondisti kosovar, Bleron Ademi.
Për ta uruar Ademin për suksesin i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Taekwondisti Bleron Ademi u bë nënkampion i Evropës për U-21. Ai fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Ademi fitoi katër luftëra, për t’u ndalur në finale të kategorisë -54 kg”, ka shkruar KOK.