F.B.
Tifozët e Santos kanë shprehur me dhunë irritimin e tyre pasi skuadra ra nga Serie A.
Sanots është mposhtur me rezultat 1-2 nga Fortaleza. Për herë të parë në 111 vite histori skuadra e Santos bie nga elita e futbollit në Brazil. Klubi ku ka luajtur Pele dhe Neymar nuk do të luajë të paktën për një sezon në nivelin më të lartë të futbollit brazilian.
Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i mbështetësve të skuadrës. Policia ka intervenuar gjë që ka pasuar edhe përleshjen me tifozërinë.
Tifozëria ka reaguar duke ua futur zjarrin makinave të parkuara përreth stadiumit si dhe autobusëve në pjesë të ndryshme të qytetit.