E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se Kosova është shtet i përkohshëm.

Deda tha se Aliu i përket rrymës politike e cila është për bashkim kombëtar, por si ministër i Qeverisë së Kosovës nuk është dashur ta bëjë një deklaratë të tillë.

“I ka bërë dëm së pari qeverisë së vet, se pse të kërkon pra qeveria njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në NATO e Këshill të Evropës nëse ti mendon që je i përkohshëm”.

“Shumë më shumë i ka bërë dëm Albinit, Vjosës e të gjithë qeverisë e edhe pozitës në të cilën gjendet Kosova, por është bindje e tij. Tash, ai duhet të vendosë vet se si duhet të vazhdojë. Pas asaj deklarate s’është dashur të sillet sido, sepse edhe serbët në Kosovë të dalin e të thonë që ‘Kosova është shtet i përkohshëm’, ‘Kosova është Serbi’ e gjëra të tilla”, tha Deda në Rubikon.

Deda më tutje tha se në deklaratën e Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm s’ka parë logjikë.

“Në këtë situatë kur thua se dua njohje prej Serbisë, pesëshes evropiane, dua me qenë anëtar i BE-së, NATO-s e në organizata të tjera, dhe vetëm njohja eksplicite me Serbinë e bën paqen në Ballkan, atëherë çka po të duhet kjo deklaratë me u dhënë”, tha ai.

Deda ka thënë se më kurrë nuk e mendon kthimin në politikë pasi e ka ndërprerë atë para më shumë se pesë vjet.

Ai ka pohuar se ka qenë një njeri naiv për politikën në Kosovë.

ADVERTISEMENT

“Ai vendim është më i miri që e kam marrë, me kalimin e kohës jam shumë rehat me atë vendim, njeriu duhet ta dijë kur është mjaft dhe boll.  Filmi i pjesëmarrjes në politikë ka përfunduar para më shumë se katër vjetëve dhe nuk ka vazhdim ai film më”.

“Nëse për diçka kam qenë shumë i vendosur ka qenë kjo, unë kam qenë naiv në politikë me të vërtetë kam menduar se më rëndësi është projekti që e përfaqëson dhe rezultati që vendi yt mundet të jetë shumë më përpara se sa që është, duke shndrit shumë më shumë se që shndrit, sot me 83 për qind analfabet funksionalë në këtë vend, çka me thënë? Cili është projekti politik? Me zhvillim 3 për qind”, ka thënë Deda.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Peci për Hotin: Është manipulanti më i madh në skenën politike

Peci për Hotin: Është manipulanti më i madh në skenën politike

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL