F.B.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së të Bundestagut gjerman.
Lajçak, në një postim në platformën X, ka thënë se gjatë takimit të zhvilluar në Bruksel ka marrë përkrahjen e Gjermanisë për dialogun dhe hapat e radhës si dhe për momentin e ri për zgjerimin e BE-së.
“Patëm një shkëmbim të hapur she të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, ka shkruar emisari për dialogun.