Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Tahiri ka thënë se në takim ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, duhet të jetë fokusi i të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.
“Takim shumë konstruktiv me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë takimit diskutuam procesin e integrimit në BE, reformat në administraten publike dhe rrugën përpara. Në takim theksova se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka falënderuar Von Cramon për mbështetjen e saj të vazhdueshme për Kosovën.