E Shtunë, Maj 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën e javës që shkoi, Liridona Ademaj, 30 vjeçare, u gjet e vrarë në një veturë.

Fillimisht u tha se bëhej fjalë për veprën “grabitje” që çoi në vrasje.

Bashkëshorti i kishte thënë policisë se vrasja ndodhi gjatë një përpjekjeje për plaçkitjen e tij derisa ndodhej duke lëvizur me makinë me gruan dhe dy fëmijët.

Por më vonë Gjykata tha se “ekziston dyshimi i bazuar se Naim Murseli ishte marrë vesh me Granit Plavën për ta vrarë bashkëshorten e tij, duke i siguruar armën vrasësit dhe duke inskenuar veprën penale të grabitjes”.

Mirëpo drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli mendon ndryshe.

ADVERTISEMENT

“Motivet sigurisht se janë të ulëta dhe arsyeja e vrasjes sigurisht se është e ulët. Arsyeja nuk është vetëm financiare, pasi ky është një rast femicid. Ai ka pasur urrejtje ndaj Liridonës dhe është rast tipik i femicidit sepse e ka bërë vrasjen në mënyrë shumë të planifikuar”, tha Demolli në Euronews Albania.

“E shohim se është femicid sepse ai e solli nga Suedia, kur ajo kishte një jetë të sigurt dhe të mirë atje, ai e solli nga Suedi në Kosovë në mënyrë të planifikuar për ta vrarë në mënyrë shumë të planifikuar. Elementet e vrasjes janë për femicid. Ai kishte pasur urrejtje dhe lakmi. Ai ka pasur lakmi jetën e saj dhe një urrejtje për të”, ka deklaruar tutje Demolli.

Kujtojmë. femicidi është vrasja e një vajze apo gruaje, zakonisht nga një burrë, për shkak të gjinisë së saj. Femicidi është forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore.

TË NGJASHME

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

2025-05-09
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

2025-05-09
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

2025-05-07
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

2025-05-07
Next Post
Si u orekstrua e gjithë vrasja e Liridonës, Shala shpjegon detajet e padëgjuara

Si u orekstrua e gjithë vrasja e Liridonës, Shala shpjegon detajet e padëgjuara

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

21 ORË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

21 ORË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

3 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

3 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

3 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

3 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

3 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL