F.B.
Të shtunën në Hamburg të Gjermanisë është zhvilluar ceremonia e tërheqjes së shortit për Euro 2024, ku në gjashtë grupe janë ndarë njëzet e katër skuadra.
Në Grupin B Shqipëria pos me Spanjën do të ndeshet edhe me Kroacinë e me Italinë. Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Italisë.
Jo vetëm shorti i sotëm është zhvilluar në Gjermani. Në të njëjtin vend do të mbahet edhe vetë kampionati duke filluar nga qershori i vitit që vjen, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë më 14 qershor në Munich.