Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”. Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, tha se Kosova edhe pse ka ndryshuar Ligjin për këtë çështje nuk janë marrë parasysh të gjitha çështjet e organizatave të shoqërisë civile.
“Kuletat e partive politike, apo financat…ne jemi duke diskutuar për një kohët të gjatë dhe pikëpyetja me e madhe nuk është financimi. Kosova ka avancuar në këtë proces, tani kemi edhe disa ndryshime në legjislacion. Gjatë këtij procesi të ndryshimit të legjislacionit – legjislacioni jodomesdoshmërisht ka përcjellë të gjitha synimet tona për të rritur llogaridhënien dhe transparencën. Në tri çështje që kisha dashur t’i përmendi është financimi i subjekteve politike jashtë parlamentit”.
“Subjekte e reja nuk financohen nga taksapaguesit tanë. Përveç subjekteve politike edhe kandidatët vazhdojnë që të financohen nga subjekte e ndryshme që partitë nuk kanë qasje në ato financa. Sot të gjitha llogaritë janë online dhe ky legjislacion nuk e përfshinë këtë transparencë. Ajo që i ndihmon partitë politike është edhe buxhetimi gjinor”, tha ai.
Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI në Kosovë, tha se qytetarët nuk kanë besim në subjekte politike si në Kosovë e po ashtu edhe rajon.
Ajo tha se nga një hulumtim del që në Kosovë 55 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk iu besojnë partive politike.
“Ne besojmë që organizata e shoqërisë civile mund të luajnë një rol të rëndësishëm në masat mbrojte të integritet politik. Ne mbështesim punë e IKD dhe mirëpresim atë që arrihet. Besimin në partitë politike fatkeqësisht në Kosovë dhe rajon është i ulët”.
“Sipas një raporti të IRI-së, 55 për qind e të anketuarve kanë thënë që nuk i besojnë partive politike dhe vetëm 5 për qind kanë thënë që i besojnë. Nëse zbatohet ligji i ri ka potencialin për të rritur transparencën financiare të partive politike”, tha ajo.
Eugen Cakolli, menaxher i projektit në KDI, i cili foli rreth punimit lidhur me financimin politik në Kosovë, tha se edhe pse Ligji i ri mbi financimin e subjekteve publike është në fuqi që një vit, situata mbetet përgjithësisht e njëjtë.
Ai tha se edhe pse Ligji ka vetëm një vit që ka hyrë në fuqi është e domosdoshme që të bëhen ndryshimi dhe plotësime për këtë ligji, raporton EO.
“Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që Kosova ka një ligj të ri mbi financimin e subjekteve publike situata mbete përgjegjësit e njëjtë. Sa i përket raportimit dhe kontrollit financiar, partitë politike bëjnë raportime shabllon”.
“Sa i përket vetëfinancimit të kandidatëve, ne bazë të hulumtimeve del që çdo i dyti kandidat ka deklaruar që ka shpenzuar nga të hyrat e veta apo është financuar nga biznese të ndryshme dhe partitë nuk kanë pasur qasje në to” , tha ai.