Blerim Vela është larguar nga pozita e Shefit të Stafit në Presidencë.
Këtë e kanë konfirmuar jozyrtarisht nga Presidenca.
Vela ishte emëruar në këtë post në prill të vitit 2021 nga Presidentja Vjosa Osmani.
Sidoqoftë, arsyeja e largimit të tij nga kjo pozitë nuk dihet ende.