F.B.
Gjatë protestës së PSD-së situata ka eskaluar ku pas hedhjes së sprejit nga policia është lënduar gazetari Pleurat Saliu.
Gjatë kësaj proteste është arrestuar kreu i PSD-së Dardan Molliqaj dhe aktivisti Nol Nushi.
Kjo protestë është mbajtur për të kundërshtuar vizitën në Kosovë të kryetarës së Speciales, Ekaterina Trendafilova.
Ndryshe, Trendafilova ka mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.