Në Indi 41 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një tuneli për dy javë të tëra. Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për t`i shpëtuar të bllokuarit.
Janë bërë dy javë qëkur 41 persona mbetën ende të bllokuar brenda tunelit Uttarakhand, në Indi, si pasojë e shembjes së tij nga rrëshqitja e dheut.
Sipas autoriteteve, arritja e ekipeve të shpëtimit deri tek punëtorët brenda ka hasur në vështirësi të mëdha, kryesisht për shkak të pranisë së gurëve të rënë, dheut të lirshëm dhe metaleve brenda tunelit.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shponin 34 metra horizontalisht nëpër shkëmbinj, duke lënë vetëm edhe 12 metra të mbetura, kur makina e shpimit u prish që nga e premtja. Ndërkohë, zyrtarët atje kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur një alternativë tjetër për të shpëtuar të bllokuarit, përfshirë edhe gërmimin manual.
Mahmood Ahmed, zyrtar i lartë në Korporatën Kombëtare të Zhvillimit të Autostradave dhe Infrastrukturës, tha se operacionet e shpëtimit mund të përfundojnë në 100 orë të tjera, nëse nuk del ndonjë pengesë tjetër.