F.B.
Lionel Messi thotë se ka mundur të ndodhte një tragjedi gjatë përleshjes që ndodhi në tribuna, kaos i cili e shtyu për një kohë lojën mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Policia i rrahu tifozët mysafirë para fillimit të lojës në njërin prej sektorëve në Maracana Stadium, në të cilin tetë herë fituesi i Topit të Artë thotë se pati miq dhe familjarë të lojtarëve argjentinas.
Kapiteni dhe lojtarët tjerë shkuan për t’i qetësuar tifozët dhe situatën para rikthimit në dhomat e zhveshjes, shkruan “BBC”.
“Ishte skenë e keqe sepse e pamë se si ata po i godisnin njerëzit”, deklaroi fillimisht 36 vjeçari.