E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kaos në ndeshjen Brazil – Argjentinë, përleshje të dhunshme mes tifozëve dhe intervenim i policisë

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi e ka akuzuar policinë braziliane për brutalitet ndërsa fillimi i lojës kualifikuese për Botëror ndaj Brazilit u shty për gjysmë ore pas përleshjes mes policisë dhe tifozëve vizitorë në “Maracana Stadium”.

Tifozët brazilianë dhe ata argjentinas nisën të përlesheshin prapa portës gjatë intonimit të himneve, duke e detyruar policinë që të intervenojë dhe në këtë rast e pësoi më së keqi kontingjenti mysafir, shkruan “Reuters”.

Disa tifozë argjentinas u përgjigjën duke i hequr dhe duke i hedhur ulëset në drejtim të policëve dhe të tifozëve kundërshtarë dhe dolën në fushë për t’iu shpëtuar dyluftimeve.

ADVERTISEMENT

Një tifoz argjentinas përfundoi në fushë i përgjakur në fytyrë, ndërsa u largua nga stadiumi me barelë.

Ekipi i Argjentinës, i drejtuar nga Messi, shkoi tek tribunat në përpjekje për ta qetësuar situatën para se të largoheshin nga fusha për t’u rikthyer në dhomat e zhveshjes.

Përleshje të dhunshme pati edhe mes tifozëve të ekipit argjentinas, Boca Juniors dhe të atyre brazilianë të Fluminenses në Rio de Janeiro para finales së Copa Libertadores mes dy klubeve në muajin e kaluar.

Lojtarët argjentinas mbrëmë u rikthyen në fushë pasi policia i siguroi tifozët vizitorë dhe loja vazhdoi pas një vonese të gjatë.

Kampionia e botës fitoi me rezultat 1:0 falë golit të shënuar me kokë në minutën e 63-të nga Nicolas Otamendi.

Lojtarët argjentinas e festuan këtë gol të rëndësishëm ndaj rivalëve të tyre të përbetuar, duke shkuar tek tifozët e tyre të zjarrtë në fund të fushës, aty ku kishte ndodhur paraprakisht incidenti.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për kampionin e pesëfishtë të botës, Brazilin, i cili mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 18-të kur mesfushori Joelinton u ndëshkua me karton të kuq.

TË NGJASHME

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2025-09-11
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2025-09-11
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2025-09-11
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Next Post
Messi: Mund të ndodhte një tragjedi, tifozët u rrahën me shkopinj

Messi: Mund të ndodhte një tragjedi, tifozët u rrahën me shkopinj

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

5 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

5 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

5 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

7 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

8 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

5 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL