Policia e Kosovës ka asistuar Doganën në një aksion në veri të vendit mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili tha se bastisjet në këtë rajon kanë përfunduar.
Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu e konfirmoi për RTK-në se aksioni është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mësohet se në këtë aksion janë arrestuar disa persona.