F.B.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe përfaqësuesit e Njësive Elitare të Policisë së Kosovës kanë arritur te objekti i Qeverisës ë Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.
Siç raportojnë mediat, deri më tani kanë ardhur 3 vetura me rreth dhjetë policë.
Në këtë takim pritet që të flitet për kërkesat që kanë zyrtarët e njësive speciale për shtesat e rrezikshmërisë.
Ndryshe, pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME).