E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Uashington, protestë në mbështetje të Izraelit

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra mijëra mbështetës të Izraelit u mblodhën në Uashington nën masa të rrepta sigurie të martën, duke shprehur solidaritetin e tyre për luftën kundër Hamasit.

“Marshi për Izraelin” demonstroi mbështetjen e fuqishme dhe dypartiake të një prej aleatëve më të afërt të Amerikës ndërsa kritikat janë intensifikuar lidhur me ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës, që pasoi sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor.

Në skenën përballë mijëra mbështetësve me flamuj izraelitë dhe amerikanë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, udhëheqësi i pakicës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jefferies, dhe senatorja republikane nga Ajova, Joni Ernst shtrënguan duart duke shprehur solidaritetin e tyre për Izraelin. Senatori demokrat Schumer udhëhoqi thirrjet “Ne jemi me Izraelin”.

ADVERTISEMENT

Megjithatë, demokratët janë të ndarë mbi rrugën që po ndjekë Izraeli dhe mënyrën se si po trajtohen palestinezët. Presidenti Joe Biden tani po i kërkon Izraelit të frenojë disa nga taktikat e tij për të lehtësuar vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, duke bërë një hap mbrapa nga solidariteti i plotë që ai shprehu për Izraelin në javët e para të luftës.

Një numër folësish dolën në skenë për të denoncuar sulmin e Hamasit dhe përhapjen ndërkombëtare të antisemitizmit. Disa nga folësit e quajtën rritjen e antisemitizmit “një turp për të gjithë njerëzit dhe kombet e qytetëruar”, duke iu referuar fjalëve të presidentit izraelit Isaac Herzog, i cili iu drejtua turmës me një video-lidhje nga Muri Perëndimor në Jeruzalem.

Pas “masakrës më të madhe që nga Holokausti”, tha ai, “le të ngrejmë zërin së bashku, duke thënë kurrë më”.

“Askush nuk do të na thyejë”, theksoi ai. “Do të ngrihemi sërish. … Nuk ka shkak më të madh dhe më të drejtë se ky.”

Senatorja Ernst tha para protestuesve se brutaliteti i Hamasit nuk mund të mbivlerësohet. “Ata vrasin foshnja, përdhunojnë gra dhe abuzojnë të moshuarit. Nuk e kuptojë se si dikush në Amerikë mund jetë simpatizant i këtyre terroristëve”, tha senatorja Ernst.

Militantët e Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kryen një sulm të befasishëm më 7 tetor në Izrael, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 200 pengje. Izraeli është përgjigjur me një fushatë ushtarake disa javore në Rripin e Gazës, që sipas Ministrsë së Shëndetësisë së këtij rajoni, të udhëhequr nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e mbi 11 mijë palestinezëve. /VOA

TË NGJASHME

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Polonia rrëzon dronë mbi territorin e saj gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës

Polonia rrëzon dronë mbi territorin e saj gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës

2025-09-10
Next Post
Nga sot fillon sezoni dimëror i vozitjes

Nga sot fillon sezoni dimëror i vozitjes

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

5 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

5 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

6 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

10 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

10 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

10 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL