F.B.
Të mërkurën Trepça do të ketë sfidë të rëndësishme në FIBA Europe Cup.
Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.
Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00.