Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që pati në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Pa dhënë shumë detaje nga biseda, Lajçak tha se takimi ishte për përgatitjen e takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve dhe për rrugën përpara në dialogun
“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak.