Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj iu është kundërpërgjigjur deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se për rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës më shumë ka punuar Qeveria Kurti sesa vet komuna.
“Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na takon me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë cent shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë. Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht”, ka shkruar Zogaj në reagimin e tij.