Drejtori Nikçi tha se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të kalueshme.
Bora ka zbardhur gjithë territorin e Kosovës e me këtë sigurisht që është vështirsuar gjendja e qarkullimit në komunikacion .E për gjendjen e rrugëve në territorin e Komunës së Pejës ka folur drejtori për punë komunale dhe shërbime publike në këtë komunë, Agron Nikçi.
“Për momentin të gjitha rrugët kryesore në komunën e Pejës janë të kalueshme përfshirë këtu edhe ato të fshatrave përreth, gjë qe nuk mund të themi edhe për pjesën e Rugovës.
Ekipet i kemi të stacionuara në Rugovë dhe po kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shumë shpejtë pritet të sigurohet kalueshmëria”, theksoi drejtori Nikçi.
I pari i dikasterit nga Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike – Pejë, Agron Nikçi ka apeluar tek të gjithë vozitësit që e frekuentojnë këtë zonë dhe në përgjithësi, me vete t’i bartin të gjitha pajisjet e nevojshme dimërore si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, sepse siç tha ai, sezoni dimëror shpesh herë di të jetë i paparashikuar.