E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gashi: Hetimi i vdekjes së Astrit Deharit po politizohet, ka tensione mes Prokurorisë dhe Albulena Haxhiut

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, lidhur me zhvillimet e fundit në rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka theksuar se thirrja për intervistim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga prokuroria është një “revansh politik.”

Po ashtu, Gashi ka vlerësuar se ministrja Haxhiu deri më tani ka punuar shumë për rastin Dehari së bashku me zëvendësin e saj.

“Kjo është një revansh politik, dhe po shihet se faktikisht kemi një acarim në mes të Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Drejtësisë, duhet ta dimë se Albulena Haxhiu prej që ka marrë postin e ministres ka punuar jashtëzakonisht shumë së bashku më zotin Blerim Sallahu i cili është zëvendësi i saj, për rastin e hetimeve administrative të personave që mund të jenë përgjegjës dhe që këta kanë qenë gardianët dhe të tjerët dhe të gjitha këto prova që ata i kanë siguruar aq sa ua lejon ligji i kanë dërguar te prokurori Afrim Shefkiu”, është shprehur Gashi në RTV Dukagjini.

ADVERTISEMENT

Avokati ka vlerësuar se hetimi i vdekjes së Deharit është politizuar dhe se prokuroria po shfaq simptoma të një lufte politike.

“Ditën e djeshme është bërë publike aktakuza e anëtarëve të VV-së, ditën e sotme është bërë publike që po ftohet ministrja e Drejtësisë, që ajo do të jap deklaratë.  Dhe brenda dy ditëve, a nuk po duket simptomatike që Prokuroria faktikisht është duke e shndërruar në një lloj mos te themi luftë pulitke, po në njollosje faktikisht sepse brenda dy ditëve me pas situata të tilla me pas situata të tilla nuk besoj se mund të konsiderohet se nuk janë pa a shumë të qëllimshme”, ka thënë ai.

Gashi ka pretenduar se ka tensione dhe sfida mes Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Simptomatike është se diçka nuk është në rregull në mes të raporteve të institucioneve përkatëse në këtë rast të Ministrisë së Drejtësisë në raport me Prokurorinë apo të Prokurorisë në raport me Ministrinë e Drejtësisë. Përtej çdo dyshimi  prokurori në vend që të merret me çështjen e Astrit Deharit po merret ndoshta dhe po jep simptome se qëllimi është pak më ndryshe jo vetëm qëllimi i gjetjes të së vërtetës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se prokurori nuk iu përgjigj asnjë prej kërkesave të tij si përfaqësues juridik të familjes Dehari.

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Tregtia me pakicë shënon rënie në disa sektorë gjatë gushtit, krahasuar me një vit më parë

Tregtia me pakicë shënon rënie në disa sektorë gjatë gushtit, krahasuar me një vit më parë

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

6 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

11 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

13 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

13 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

12 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

12 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL