F.B.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar pro miratimit të deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian që ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kosovë e veçanërisht në pas sulmit terrorist në Banjskë.
Të pranishëm në sallë ishin 88 deputetë, ndërsa 86 prej tyre votuan pro.
Kujtojmë se 24 shtatori ishte dita kur persona të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Kjo u bë edhe pikë kthese sa i përket zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi.