F.B.
Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët në derbin e javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.
Prishtinasit e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale, me golin e Jalen Blesa (28’) nga penalltia.
Llapjanët në pjesën e dytë përmbysen e rezultatit, me golat e Muhamet Hysenit (54’, 67’).
Vendasit, që luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 47-të pas përjashtimit të Muhamed Useinit me karton të kuq, arritën të barazojnë shifrat me golin e dytë të Blesas (77’).
Llapi mbetet i treti në tabelë me 22 pikë, duke regjistruar kështu ndeshjen e katërt radhazi pa fitore.
Prishtina, që ka dy ndeshje pa fitore, është e pesta me 17 pikë.