F.B.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mposhtur Sllovakinë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
28-25 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Sllovakisë me rezultat 33:23.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Britanisë së Madhe.