F.B.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar për nesër paraqitjen e parë të Isni Kilajt. Seanca do të jetë publike kurse do të fillojë në orën 10:00.
“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës gjykatësi i vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Kilaj është transferuar sot në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.