F.B.
Sulmuesi Neymar i është nënshtruar një operacioni të enjten pas lëndimit të rëndë me Kombëtaren e Brazilit.
Futbollisti ishte detyruar të largohej nga fusha gjatë ndeshjes kualifikuese të Brazilit kundër Uruguait dy javë më parë.
Neymar ka postuar të enjten një foto në rrjetet sociale me dy fëmijët e tij dhe qëndrimin deklarativ: “Gjithçka do të jetë mirë”.
Sipas mediave braziliane, rikuperimi i Neymar pritet të zgjasë deri në mesin e vitit 2024.