F.B.
Këshilli Proklurorial i Kosovës sërish ka dërguar në Presidencë për dekretim emrin e Blerim Isufajt për pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Këtë e kanë konfirmuar për RTK-në nga KPK.
Po ashtu edhe nga Presidenca e kanë konfirmuar për RTK-në se kanë pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.
“Ka ardhur një letër nga z. Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për Media i presidentes, Vjosa Osmani. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani më 17 tetor, përmes një konference për media kishte thënë se e ka njoftuar KPK-në se nuk mund ta dekretojë Isufajn për Kryeprokuror pasi që sipas saj janë evidentuar shkelje në këtë proces.