E Premte, Shtator 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti tregon prioritet që do të mbulohen përmes buxhetit të vitit 2024

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, të martën ka miratuar buxhetin për vitin 2024 që do të jetë 3 miliardë e 314 milionë.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka treguar për fushat që do t’i kenë prioritet.

”Për vitin 2024, buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Për një ekonomi më të fortë e me më shumë vende pune. Për rritje të mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe në zbatim të programit tonë qeverisës.  Për drejtësi, që i kemi dedikuar 31% më shumë buxhet në mënyrë që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi”.

”Për arsim, që bashkë me grantin që u ndahet komunave, mbështetja buxhetore do të arrijë në 370 milionë euro apo rreth 20% më shumë sesa viti 2023. Për shëndetësi, që si sektor i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet.  Për sport e infrastrukturë, që vetëm vitin tjetër do të kenë mbi 58 milionë euro investime kapitale në përgatitje të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030”, ka thënë Kurti.

ADVERTISEMENT

”E megjithatë, me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë. Për vitin 2024 kemi shtuar numrin e policëve për edhe 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë. Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë vlerën prej 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht. Si Qeveri, e kemi për detyrë që paratë që mbledhim, t’i mirëmenaxhojmë, e t’i rishpërndajmë ashtu që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shtim të vendeve të reja të punës, dhe mirëqenie e dinjitet për të gjithë qytetarët e vendit”, ka deklaruar kryeministri.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

1 DITE MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

1 DITE MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

1 DITE MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

1 DITE MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

1 DITE MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

1 DITE MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

1 DITE MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL