Bayern Munich e ka prezantuar të enjten portierin zviceran, Yann Sommer.
Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025.
Deri te nevoja e bavarezëve për portier të ri erdhi pasi Manuel Neueru lëndua rëndë.
Zvicerani ka folur pasi e ka hedhur firmën në letër.
“Jam krenar që tani jam pjesë e FC Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”, ka thënë Sommer.
Oliver Kahn, zyrtare te klubi, ka vlerësuar lart portierin zviceran.
“Yann Sommer është një trasferim i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur dhe ka luajtur tashmë në Bundesligë për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer”, ka thënë ai.