F.B.
Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 8:0 ndaj Darmstadt, në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë.
Në pjesën e parë nuk pati asnjë gol dhe të gjithë u shënuan në 45 minutat e dytë.
Megjithatë, në pjesën e parë u dhuruan tre kartonë të kuq.
Kimmich te Bayerni dhe Gjasula e Maglica te Darmstadti u larguan nga loja.
Kane me tre gola, Sane e Musiala me dy dhe Muller me një ishin golashënuesit e Bayern Munichut në këtë përballje.
Me këtë fitore, Bayern Munich merr përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 23 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Darmstadt bie në pozitën e 14-të me vetëm shtatë pikë të grumbulluara.