E Premte, Shtator 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Lushaku-Sadriu e quan Gërvallën ‘ministre e paditur dhe e rrezikshme’: Po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u ka vënë litarin ambasadorëve të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ajo Gërvallën e ka quajtur si “ministre e paditur dhe e rrezikshme”, cila sipas Lushtaku-Sadriut, ka kapur për fyti e po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës.

“Si asnjëherë në histori, ajo ua ka ndaluar ambasadorëve të Kosovës komunikimin me jashtë, veprimtaria kryesore që ata duhej të bënin. Duhet të keshë zell totalitar për të imponuar jotransparencën dhe kontrollin deri në këtë nivel. Duhet të jeshë amatore në diplomaci të lësh ambasadorët pa informacione minimale; pa mbështetje e pa ura komunikimi që do të përfitonte politika jonë e jashtme. Raportet e ambasadorëve tanë në SHBA dhe Gjermani flasin për një gjendje të mjerë të trajtimit nga Ministria e Gërvallës”, shprehet ajo.

ADVERTISEMENT

E gjithë kjo thotë Lushaku-Sadriu po ndodhë në një kohë kur Kosova ka nevojë për ofensivë diplomatike, që afirmon të drejtën e Kosovës për qëllimet e saj; që merr njohje të reja; që thellon miqësi me shtetet mike; që siguron harmoni veprimesh në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe që hapë dyert e Kosovës nëpër kancelaritë botërore.

“Por jo, Kosova sot është e dënuar e nën sanksione! Kurti e Gërvalla thumbojnë diplomatë të huaj si rutinë ushqimi; e hedhin në rrjetet e tyre sociale si ‘perla’ për krenari. Krijojnë huti te qytetarët duke e vënë veten si viktimë. Krejt kjo në dëm të shtetit të Kosovës”, thotë tutje.

Lushaku-Sadriu konsideron se në politikën e jashtme, pasojat e dështimit janë të mëdha dhe afatgjata.

“Ndikimin negativ të veprimeve aktuale do të ndiejnë qytetarët për një kohë të gjatë, duke krijuar një ngarkesë të rëndë për të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi ajo.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Ekspertët në Serbi thonë se negociatat janë drejt fundit

Ekspertët në Serbi thonë se negociatat janë drejt fundit

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

1 DITE MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

1 DITE MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

1 DITE MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

1 DITE MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

1 DITE MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

1 DITE MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

1 DITE MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL