E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Tuhina: Dita e nesërme do të determinojë jo vetëm fatin e dialogut|Video

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër është ditë e rëndësishme e cila mbase do ta determinojë fatin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve. Kosova dhe Serbia tani kanë një propozim të ri për të cilin duhet të deklarohen.

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, në lidhje të drejtpërdrejtë në “Lajmet e Qendrore”në RTK, deklaroi se dita e nesërme do të determinojë jo vetëm fatin e dialogut, por edhe fatin e raporteve të njërit shtet, apo të tjetrit me këto shtete kyçe evropiane.

“ Mos të harrojmë se është hera e parë që liderët kryesorë në Bashkimin Evropian, kancelari gjerman, presidenti francez dhe kryeministrja italiane e presin kryeministrin e Kosovës në njërën anë, ashtu edhe presidentin e Serbisë në anën tjetër”, tha ajo.

Tuhina tha se këtë herë pritjet janë të thjeshta. Po apo jo për planin i cili është dorëzuar më 21 tetor si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd.

“Mos të harrojmë se po flasim për liderë të cilët i kishin emisarët e tyre pjesë të pesëshes evropiane që vizitoi të shtunën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin dhe që prezantoi planin e ri, ku edhe përfshihet siç thuhet një propozim modern evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, tha ajo.

Këto dy takime do të jenë të shkurtra sepse janë liderët që merren edhe me çështje të tjera serioze, përfshirë edhe samitin dyditorë që nis në orën 15:00, andaj sipas Tuhinës edhe presin vetëm deklarime të qarta si nga Kosova dhe Serbia.

ADVERTISEMENT

“Sa janë të përkushtuar, a do e pranojnë planin si të tillë, përfshirë edhe propozimin për Asociacion, ndërsa nga Serbia do të insistohet që të konfirmohet se do zbatohet e tërë marrëveshja për rrugën drejtë normalizimit të raporteve, sepse rikujtojmë se për shkak të Serbisë nuk është nënshkruar kjo marrëveshje, dhe Serbia në disa raste e ka demonstruar se nuk do e zbatojë secilën nga këto pika”, tha ajo.

Sipas korrespondentes së RTK-së, në këtë kontekst ndaj Beogradit do të jetë kjo lloj trysnie që të demonstrohet përkushtimi për zbatimin e mëtejshëm, ndërsa nga Prishtina do të kërkohet përkushtimi dhe konfirmimi se do të pranohet ky plan, përfshirë edhe piken që i referohet Asociacionit.

Korrespondentja Tuhina tha se edhe nëse nuk dihen detajet e këtij plani, megjithatë diplomatët atje sa i përket planit për Asociacion që quhet modern dhe evropian , thuhet që është oferta më e mirë që mund ta ketë Kosova ndonjëherë.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Tahiri: Nesër të gjithë ta votojmë rezolutën e Aleancës për rritjen e paga

Tahiri: Nesër të gjithë ta votojmë rezolutën e Aleancës për rritjen e paga

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL