F.B.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë, duke u bazuar nё planin operativ “ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, gjatë muajit tё fundit ka lëshuar 5679 tiketa pёr kundërvajtje, prej tyre 3180 janë për tejkalim të shpejtësisë.
“Këto kundërvajtje parashihen me ligj, e që kanë si fushë veprimtari rregullimin e komunikacionit dhe ligjit për automjete, ligji për kundërvajtje etj”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.
“Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Pasi që gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore por edhe humbje jete”, thuhet në njoftimin e Policisë në Rajonin e Pejës.
Kjo e fundit po ashtu apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.